Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz janë zyrtarisht burrë dhe grua!

Çifti u martua të shtunën në Palm Beach, Florida, në pronën e familjes Peltz, me shumë hapësirë dhe me një ambjent të dekoruar buzë oqeanit.

Nicola, 27 vjeç, dhe Brooklyn, 23, planifikuan një festë shumë-ditore me të ftuar që vinin të premten për kokteje mirëseardhjeje përpara dasmës. Dasma përfshinte gjithashtu një ceremoni tradicionale hebraike.

Familja e Nicola-s – babai i saj biznesmeni Nelson Peltz dhe nëna modele Claudia Heffner – ishin gjithashtu të pranishëm, si dhe shtatë vëllezërit e motrat e saj, duke përfshirë lojtarin profesionist Brad Peltz dhe aktorin Will Peltz.

Për më tepër, një burim thotë për PEOPLE se Mel C, Serena dhe Venus Williams, Marc Anthony, Jordana Brewster, Gordon Ramsay dhe Eva Longoria ishin gjithashtu të pranishëm.

Brooklyn dhe Nicola u fejuan në korrik të 2020-ës:

“Dy javë më parë i kërkova bashkëshortes sime të martohej me mua dhe ajo më tha po”, shkroi Brooklyn krahas një fotoje romantike të fejesës së çiftit në Instagram. “Unë jam njeriu më me fat në botë. Premtoj se do të jem burri më i mirë dhe babi më i mirë në të ardhmen ?? Të dua xx.”