Cristiano Ronaldo është nga ata lojtarë që nuk e pranon lehtë humbjen, shpesh e reflekton në fushë mllefin e tij, por pas disfatës në shtëpi kundër Everton e teproi me gjestin e tij duke i thyer telefonin një tifozi.
Pamjet bënë xhiron në rrjetet duke detyruar yllin portugez të kërkojë falje publike ndërsa ka dhe një ofertë për tifozin, për të zbutur sado pak atë veprim të bërë:
“Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç po përballemi. Gjithsesi, duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur.
Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë mbështetës të shikojë një ndeshje në Old Trafford si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive.”, shkroi Ronaldo.
View this post on Instagram
View this post on Instagram