Pas tre vitesh, covidi është rikthyer më agresiv virusi i gripit i cili duket se e gjen popullatën me imunitet më të rënë.

Edhe pse aktualisht situata konsiderohet normale pasi konsiderohet sezon gripi, në vend janë duke qarkulluar dy viruse ai Ah1 n1 dhe A h3 të cilët pritet të rrisin numrin e të infektuarve në fund të janarit.

Virusi i Gripit ka shfaqur simptoma nga më të lehta deri tek ato më të rënda madje shumë pacientë kanë kaluar në bronkopneumoni.

Pacientët kanë temperaturë e lartë, kollë e fortë deri dhe bronkopneumoni”, tha Silva Bino.

Por në Europë ka një alarm për virusin, i cili prek më së shumti fëmijët e vegjël dhe që i çon ata në pamjaftueshmëri në frymëmarrje.

Bino thekson se është koha për t’u vaksinuar pasi shtamet e vaksinës i përgjigjen shumë mirë shtameve të viruseve që po qarkullojnë në vend.

Gripi konsiderohet edhe më i rrezikshëm se covidi nga ekspertët e shëndetit.