Monette Dias mund të quhet si një grua “që nuk mund të ndalojë se martuari”.

52 vjeçarja së fundmi ndihet e shkatërruar pasi i fejuari i dymbëdhjetë anuloi dasmën e tyre.

Ajo është martuar 11 herë, por asnjëra prej martesave nuk funksionoi.

Dizajnerja e brendshmeve, nga SHBA, u shfaq në “TLC’s Addicted to Marriage”, ku shpresonte të gjente një bashkëshort të 12-të dhe të fundit.

Megjithatë, për fat të keq nuk funksionoi sepse pas një debati me të fejuarin e saj John, ajo zbuloi në emision se: “Është vërtet e dhimbshme për mua të kem një tjetër dështim, sidomos në këtë marrëdhënie ku u përpoqa shumë”.

Motra e saj, Marcie, pranon se nuk ishte e shqetësuar kur motra e saj u martua dy ose tre herët e para. Megjithatë, pasi ajo u martua njëmbëdhjetë herë, motra shqetësohet se Monette nuk do ta takojë kurrë personin e duhur, sipas “Daily Star”.