Ish-opinionisti Arbër Hajdari ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku mes të tjerash rrëfeu eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”.
Ai bëri një deklaratë të papritur teksa tha se nuk ka pasur pagesë si opinionist. Arbri tha se jo çdo gjë bëhet për lekë.
“Shpesh dëgjojmë si e bën këtë punë pa pagesë, por unë dua ta ndryshoj këtë se jo çdo gjë bëhet për lekë”, u shpreh ish-opinionisti.