Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër të një vajze nëntorin e vitit të kaluar.
Marget quhet vajza e tyre, e cila si duket i’u ka mbushur jetën plotë çiftin.
Mirëpo, duket se pas 6-muajsh e bekuar, Marina po mendon për fëmijën e dytë.
Në një intervistë për T7, moderatorja u shpreh se është gati të bëjë jo vetëm një fëmijë të dytë, por edhe të tretë e të katërt.
“Fëmijë të dytë, të tretë, të katërt, nuk ndaloj unë tani, kuptova që i menaxhoj mirë të gjitha punët”, u shpreh Vjollca.
Ndryshe Marina Vjollca është edhe moderatore tejet e suksesshme.