Ambientalisti Sazan Guri, ka habitur mëngjesin e sotëm me një deklaratë për ish-presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington dhe George W. H. Bush.
Guri tha në emisionin “Good Morning Albanians” se është vërtetuar me fakte historike se dy ish-presidentët ishin shqiptarë.
“George Washington nga Sinica e Pejës. Edhe George W. H. Bush. I tha një inxhinieri, shokut tim në Korfuz, unë jam nga Shqipëria, por nuk e di se kur kam ikur. Publikisht e ka thënë. Mamaja e George Washington, Maria shkoi fillimisht në Angli, Skoci, Irlandë dhe ishin ndër të parët që shkuan nga Irlanda kur ishte kriza e patates dhe shkuan të gjithë në Amerikë.
U martua me të shoqin amerikan dhe ka lënë porosi sesi të mbahet Kosova dhe Shqipëria. Dwight D. Eisenhower i caktoi një fond Shqipërisë, por këta nuk i morën, thonin imperializmi amerikan. Ne kemi një akademi që quhet “Rrënjët tona” dhe na vijnë fakte nga e gjithë bota, kemi njerëz që punojnë në arkiva”, theksoi ambientalisti.