Qytetarët kanë “maskruar” me komente koncenesionarit e Tirana International Airport pas njoftimit të djeshëm se tashmë udhëtarët duhej të paraqiteshin për check in tre orë para fluturimit dhe jo më dy orë, siç është standardi botëror.
Qytetarët shkruajnë në komente në Facebook te postimi i TIA-s se kjo nuk është normale dhe se ndodh për shkak të paaftësisë për të menaxhuar udhëtarët në aeroport, ndërsa të tjerë theksojnë se të paraqitesh në aeroport tre orë para kur check in hapet dy orë para fluturimit nuk ka logjikë.
Ndërkohë, të tjerë e lidhën këtë edhe me planin e koncensionarit për t’i mbajtur udhëtarët më gjatë në ambientet e aeroportit me qëllim që të konsumonin më shumë ushqime dhe pije me çmime të frikshme, si askund në rajon.
Dështakë total? Aeroporti i Rinasit: Hajdeni tre orë para fluturimit që t’ju shërbejmë mirë
Aeroporti është një biznes me shumë fitim për koncensionin në pronësi të Shefqet Kastratit, i cili ka deklaruar fitim 17 milionë euro vetëm gjatë gjysmës së parë të këtij viti, ndërkohë që shërbimi të lë për të dëshiruar me avionë që shtyjnë fluturimet dhe radhë të gjata në momentin e kontrollit të sigurisë por edhe vulosjes së pasaportës.