Hakerat iranianë duket se kanë marrë gjithçka nga të dhënat secrete dhe publike të shtetit shqiptar pasi kanë rrëzuar komplet të gjitha sistemet e sigurisë kibernetike, për të cilat janë investuar qindra miliona euro. Më saktë, fakti që e rrëzuan kaq shpejt tregon se në fakt janë vjedhur qindra miliona euro nga personat përgjegjës për ngritjen e sistemeve të sigurisë kibernetike të Shqipërisë.

Për këtë, prokuroria nuk ka ende asnjë reagim, kur në fakt duhej të kishte futur pas hekurave dhjetëra përsona përgjegjës për këtë gjë.

Kliko KETU per listen e plote

Sëfundmi, hakerat kanë publikuar emrat e të gjithë policëve dhe informatorëve të Policisë së Shtetit në çdo lagje, fshat, qytet apo qytezë të vendit duke hedhur kështu në erë të gjithë strukturën e policisë dhe punën prej tre dekadash.

Sot, hakerat kanë hedhur në tokë Policinë e Shtetit shqiptar dhe kjo jo për zotësinë e tyre, por për faj të personave përgjegjës që SPAK ngurron t’i arrestojë.

Çfarë duhet të ndodhë më që SPAK të fillojë të arrestojë hajdutët që vodhën paratë e shqiptarëve se gjoja do të ngrinin sisteme sigurie kibernetike, kur në fakt kanë vërë një vërre në ujë?! /GazetaJone