Drejtuesit e Policisë së Shtetit janë ndryshuar.

Kështu, mësohet se është liruar nga detyra drejtori I Forcave Operacionale të Posaçme Oltion Bistri dhe emërohet Vilson Bala, duke u larguar kështu nga posti I shefit të Komisariatit numër 6.

Artan Bajraktari emërohet drejtor në Kukës

Arben Dashi lirohet dhe emërohet Drejtor në Departamentin e Sigurisë Publike

Lutfi Minxhozi emërohet drejtor i Europolit në departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Edvin Ndreu emërohet Shef i Komisariatit nr 6 në Tiranë.