Hakerat shkatërrojnë sistemet e ONE Albania , kaos me shërbimin, punonjësit thirren URGJENT në punë

Sulmi i hakerave iranian të grupit “Drejtësi për Atdheun” ka njoftuar këtë të hënë sabotimin e të gjitha sistemeve të kompanisë celulare shqiptare “ONE ALBANIA”. Të dhënat e më shumë se 1.2 milionë abonentëve janë zhdukur, siç njoftohet në “Telegram”.

Gazeta Jonë mëson ekskluzivisht se ky sulm i rëndë kibernetik ka gjetur të pambrojtur kompaninë celulare dhe ka futur në kolaps të gjitha sistemet e saj.

Punonjësit që u janë drejtuar këtë mëngjes dyqaneve të shërbimit ndaj klientëve, janë njoftuar përmes e-mail që të ktheheshin në shtëpi sepse sistemi i rimbushjeve, pagesave apo dhe rinovimi i kontratave nuk ka qenë funksional. “Po përmirësojmë sistemet”, ka qenë mesazhi për stafin.

Por, siç ka raportuar në vazhdimësi G.J bëhet fjalë për një sulm të rëndë kibernetik që pretendohet se ka marrë në dorë të dhënat e mijëra abonentëve dhe i ka asgjësuar ato.

Hakerat shkatërrojnë sistemet e ONE Albania , kaos me shërbimin, punonjësit thirren URGJENT në punë
Hakerat shkatërrojnë sistemet e ONE Albania , kaos me shërbimin, punonjësit thirren URGJENT në punë
Sistemet e One ALbania jashte sherbimit, siç njofton grupi i hakerave

Grupi i hakerave njofton në rrjetin “Telegram” se ka marrë në dorë dhe ka asgjësuar të dhëna deri në 2 petabajt (2 petabytes). Për njohësit e teknologjisë, kjo është ndër njësitë më të mëdha të matjes së të dhënave kompjuterike. Ose ndryshe, të dhëna sa 500 miliardë fletë formati standarde të printuara.

“Misioni ka filluar (DDMC). Albanian Mobile Communications (AMC) u hakerua nga Homeland Justice. Injorimi i “paralajmërimeve tona humanitare” u kushtoi gjithë këtë politikanëve tuaj të korruptuar. Por mos u mashtroni. Kjo do të vazhdojë derisa ta pastrojmë plotësisht vendin tonë nga terroristët.

Në këtë operacion, të marra së bashku, u fshinë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura, dhe të dhënat e rëndësishme do të publikohen së shpejti! Ne kemi dashur vetëm të përcjellim një mesazh”, thuhet në njoftim.