Ish-ministri Edmond Haxhinasto ka përfunduar sot dëshminë e tij në SPAK, pas rreth katër orësh.

Gjatë largimit nga godina e SPAK, ai është përgjigjur shkurt për gazetarët, duke thënë se ishte thirrur “si dëshmitar për disa çështje të caktuara”.

Edmond Haxhinasto ka mbajtur postin e Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës i Shqipërisë nga viti 2013 deri në 2016.

Emri i tij së ka dalë gjatë hetimeve të SPAK ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, në disa komunikime me këtë të fundit në telefonin e saj.

“Nuk po hesht, deklarimet e mia i dhashë aty ku duhet”, iu përgjigj Haxhinasto gazetarëve para SPAK-ut.