Nga dita e sotme hyn në fuqi heqja e kufizimeve për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare.

Pak ditë më parë Komiteti i Ekspertëve vendosi masat e reja të Covid-19.

Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli bëri me dije se në kufi nuk do të kërkohet dokument vaksinimi për Sars Cov2, dokument të testimit negativ apo certifikatë shërimi.