Dashi

Klima yjore do jetë disi e tendosur këtë muaj dhe herë pas here mund të lindin edhe mosmarrëveshje me ata që ju rrethojnë. Nëse jeni në një lidhje do e vlerësoni edhe më tepër partnerin tuaj dhe do ja shprehni ndjenjat pafund. Mes ju të dyve çdo gjë ka për të ecur për mrekulli. Dy javët e fundit do jenë më të jashtëzakonshme. Ju beqarët do keni një periudhë disi të ndërlikuar sidomos javën e parë, kur do merrni refuzime nga ata që do iu joshin. Pas datës 20 mund t’iu jepet mundësia për ndonjë aventurë kalimtare, por interesante. Gjendja shëndetësore do mbetet goxha e mirë. Nuk do ndieni më as dhimbjet e shpinës dhe nuk do keni as problemet me barkun. Financat do i mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do ju dalin vështirësi. Në punë çdo gjë ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur gjithmonë. Në bashkëpunim edhe me koleget do arrini majat.

Demi

Ky muaj ka për të qene shumë më i mirë për ju. Gjithçka do sqarohet edhe me të afërmit dhe do ndiheni më të qetë. Nëse jeni në një lidhje, do i jepni vendin që meriton partnerit dhe do e mbani më pranë vetes atë. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe ka rrezik të hidhni hapa të gabuara. Në vend që jeta të bëhet më e bukur ka për të qenë më e trishtë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, megjithatë nuk do jetë dhe aq i qetë. Mundohuni që për çdo lloj shqetësimi të këshilloheni me mjekët dhe të merrni kurat e duhura. Financat do mbeten ende delikate nëse nuk merrni masa strikte. Borxhe nuk duhet të jepni për asnjë lloj arsyeje. Në punë do filloni projekte afatgjata dhe falë disa strategjive që do përdorni keni për të arritur më shpejt atje ku keni dashur.

Binjakët

Gjate këtij muaji do jeni përgjithësisht të qetë dhe të kuptueshëm. Do i merrni parasysh kritikat që do bëni dhe do i zbatoni këshillat tuaja. Nëse keni një lidhje, jeta sentimentale ka për të qenë shumë e begatë. Do kuptoheni edhe me shikime me partnerin dhe në çdo moment do mundoheni t’ia plotësoni dëshirat njëri-tjetrit. Ju beqarët do joshni, do flirtoni dhe do guxoni edhe të filloni lidhje me disa persona që pëlqeni. Shëndeti herë pas here mund të ketë edhe disa shqetësime të vogla. Mundohuni të visheni holle, të mos e teproni me ushqimin dhe të bëni kontrolle tek dentisti. Financat nuk do jenë të këqija, kështu që mund të guxoni të bëni edhe ndonjë investim afatgjatë. Në punë do jeni ambiciozë dhe nuk do ndaleni përpara asnjë lloj sfide. Priten vetëm arritje dhe të mira sidomos nëse punoni në kompani private.

Gaforrja

Këtë muaj do keni dëshirë të bëni gjëra të reja dhe të argëtoheni sa më shumë. Nëse jeni në një marrëdhënie, partneri do ju mbajë në pëllëmbe të dorës dhe do pranojë t’ua plotësojë një e nga një të gjitha dëshirat. Të dy do fantazoni dhe do përjetoni kënaqësi të reja. Kini parasysh që java e fundit do jetë plot me surpriza. Ju beqarët gjithashtu do keni një muaj të mbushur me takime të rëndësishme. Shfrytëzojini sa të mundni sepse ato do ua ndryshojnë të ardhmen. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë, por nuk do mungojnë as momentet e dobësisë. Kujdesuni më tepër për veten. Për financat do jetë koha e duhur për të riorganizuar gjithçka. Me diplomaci dhe maturi mund ta ndryshoni për mirë situatën. Në punë mbrojini deri në fund idetë dhe keni për të dalë të fituar.

Luani

Nëse nuk doni të keni probleme gjatë këtij muaji, nuk duhet kurrsesi të tregoheni të pamatur dhe të nxituar. Nëse keni një lidhje mirë është të shtoni dozat e fantazisë dhe të imagjinatës në mënyrë që të ruani gjithë kohës harmoninë. Nëse lejoni që rutina të bëhet pjesë e jetës suaj, shumë shpejt do vijnë edhe problemet. Ju beqarët do jeni më pozitivë se një muaj më pare dhe nuk do i refuzoni ftesat që do iu bëhen. Atëherë kur nuk do e prisni mund t’iu ndodhin edhe gjërat më të bukura. Pas datës 10 gjithçka ka për të qenë më ndryshe. Shëndetin do arrini ta mbani gjithë kohës nën kujdes dhe nuk keni për të pasur as shqetësimin më të vogël në këtë sektor. Në planin financiar do jeni luftarakë dhe do bëni të pamundurën që ta përmirësoni buxhetin. Në punë do arrini majat edhe falë ndihmës së kolegëve.

Virgjëresha

Ky ka për të qenë një muaj mjaft pozitiv për ju. Do i arrini që të gjitha qëllimet që do i vini vetes dhe do ndiheni mjaft të qetë. Për ju çiftet mund të ketë fillimisht disa ditë të tensionuara, por gjendja do përmirësohet më shpejt nga sa mund ta kishit menduar. Partneri do hedhë pas krahëve çdo gjë dhe do iu bëjë të ndiheni për mrekulli. Për ju beqarët, ky nuk do jetë një muaj shumë i favorshëm për takime, kështu që ju duhet ende të bëni durim. Për të mos u mërzitur më mirë ta shfrytëzoni kohën duke e kaluar me miqtë. Shëndeti ka për të qenë disa herë më i mirë nga më parë dhe do jeni në formë të shkëlqyer. Nuk do keni më as dhimbje kockash apo muskujsh. Financat do përkeqësohen tej mase nëse vazhdoni të shpenzoni si më parë. Vërini vetes fre sa më parë. Në punë do i arrini më shpejt objektivat nëse punoni në grup.

Peshorja

Këtë muaj do jeni më të përgjegjshëm dhe nuk do bëni asgjë të pamenduar. Do merrni edhe vendime të rëndësishme që do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje do bëni të pamundurën që të qëndroni sa më pranë atij që dashuroni dhe do shmangin çdo lloj mosmarrëveshjeje. Nuk pritet të ndodhë asnjë problem. Ju beqarët do e keni shumë të vështirë ta joshni dhe ta bëni për vetë atë që pëlqeni, prandaj deri në fillim të javës së dytë çdo përpjekje do ikë më kot. Shëndeti nuk ka për të qenë shumë i mirë. Stresi dhe lodhja do shkaktojnë herë pas here probleme shëndetësore. Nuk do jeni aspak në gjendjen që keni ëndërruar. Financat do jenë të qëndrueshme edhe pse jo në gjendjen që keni ëndërruar deri më tani. Në punë do ju ndihmojnë disa kolegë dhe do arrini majat. Mund të merrni edhe një propozim të jashtëzakonshëm nga shefat.

Akrepi

Gjate këtij muaji do kaloni më shumë kohë me familjarët tuaj dhe kjo do ju bëjë të ndiheni mirë. Ata kanë vërtet nevojë që t’iu gjendeni pranë herë pas here. Për ju çiftet ka për të qenë një muaj shumë më romantik dhe pasionant. Do ndiheni në çdo moment mirë dhe gati për të hedhur hapa më tej. Ju beqarët do realizoni disa takime gjatë kësaj periudhe, por asnjeri nuk do përputhet me ato që ata keni ëndërruar. Nëse nuk do ndiheni të sigurt, më mirë të mos hidhni hapa. Shëndeti do jetë herë i mirë e herë delikat. Mund të keni ndonjë shqetësim nga koka, që me pak më tepër përkujdes dhe me mjekime popullore do qetësohet. Në planin financiar do ndërmerrni iniciativa për t’i rregulluar problemet. Gjendja do fillojë të stabilizohet pas javës së dytë. Në punë do jeni të kujdesshëm dhe pak nga pak do arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë.

Shigjetari

Ky nuk do jetë muaj shumë i mirë për ju. Nuk do jeni të shoqërueshëm dhe do bëni çdo gjë ashtu si do ju thotë mendja për momentin. Nëse jeni në një lidhje do krijoni debate të kota me partnerin dhe do ndiheni keq të dy. Mundohuni ta shihni çdo gjë ndryshe nëse nuk doni të shkatërroni gjithçka të ndërtuar deri më tani. Ju beqarët do jeni gjatë gjithë kohës të përhumbur dhe nuk do përfitoni dot nga mundësitë që do iu jepen. Gjendja shëndetësore fatkeqësisht nuk do jetë ashtu si do dëshironit. Herë pas here do ndiheni keq dhe mund të keni shqetësime serioze. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Po bëtë çmenduri me shpenzimet do mbeteni pa para. Në pune nuk do ju mungojë as vullneti dhe as durimi, por fatkeqësisht disa kolege do ndërhyjnë t’ua prishin gjithë planet.

Bricjapi

Ky nuk do jetë muaji që ju keni ëndërruar. Do kërkoni gjithmonë më tepër nga vetja e nga partneri dhe gjerat nuk do ju ecin si duhet. Ju që jeni në një lidhje duhet t’i jepni disi më shumë prioritet jetës intime. Dijeni që po e latë pas dore partnerin do keni mosmarrëveshje më pas ose dikush tjetër do ua marrë nga duart. Ju beqarët do joshni pafund, por nuk dihet me saktësi nëse do filloni një lidhje serioze apo do keni thjesht aventura. Gjendja shëndetësore do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar. Do jeni më energjikë se më parë dhe nervozizmi nuk do ekzistojë më. Gjendja e financave nuk do jetë në momentin më të mirë. Tregohuni shumë të matur me çdo lloj shpenzimi. Në punë do jeni mjaft këmbëngulës dhe do arrini shumë shpejt atje ku keni dashur gjithmonë.

Ujori

Muaj shumë i qetë dhe aspak problematik. Ju që jeni në një lidhje do bashkëpunoni me partnerin tuaj për gjithçka dhe do i zgjidhni edhe disa dyshime që keni pasur më herët. Nëse jeni beqarë do e kërkoni gjithë kohës shpirtin tuaj binjak, por vështirë se mund ta gjeni edhe këtë muaj. Gjithsesi mirë është të përfitoni sa të mundni nga ftesat pasi asnjëherë nuk i duhet çfarë mund të ndodhe më vonë. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë. Mos e teproni me lodhjen dhe mundohuni të mos pini shumë qetësues kur të keni pagjumësi. Në planin financiar familjarët do ju mbështesin fort dhe nuk do keni asnjë vështirësi. Në punë do keni goxha të papritura, prandaj do bëni mirë të mos nxitoheni para se të hidhni çdo hap. Kolegët shikojini gjithmonë me një hije dyshimi.

Peshqit

Këtë muaj do keni më shumë kohë për t’ia kushtuar vetes dhe atyre që doni. Jeta juaj në çift do jete e shkëlqyer sidomos pas datës 14. Do ndryshoni sjellje dhe do jeni të kujdesshëm për gjithçka. Problemet e së shkuarës do i lini pas krahëve. Ju beqarët do keni një periudhe të favorshme të cilën duhet ta shfrytëzoni sa të mundeni. Përfitoni nga ftesat sepse dikush mund të jetë personi që po kërkoni. Gjendja shëndetësore nuk do jetë ashtu si keni dashur, megjithatë probleme serioze nuk do keni. Mbrohuni nga dielli dhe mos abuzoni me ushqimin. Financat do mbeten të qëndrueshme gjithë kohën. Do mendoni edhe për të ardhmen. Në puna do ju mungojë vendosmëria dhe këmbëngulja dhe nuk do arrini majën e suksesit. Gjithsesi nuk duhet të ankoheni.