Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë është mbledhur këtë të mërkurë për masat e reja të pandemisë.

Anëtarët e Komitetit bënë të ditur se të gjithë indikatorët për koronavirusin kanë pësuar një rënie të ndjeshme gjatë kohëve të fundit, aq më tepër krahasuar kjo me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Sa i përket masave, kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli, theksoi se është vendosur për heqjen e orës policore, ndërsa masat e tjera mbeten të pandryshuara.

“Niveli i masave vazhdon të mbetet e tillë. Ata që janë të infektuar me virusin do të qëndrojnë të izoluar për një periudhë 5 ditore. Vaksinimi tashmë është i këshillueshëm që nga mosha 12 vjeç. Për të gjithë qytetarët që do të hyjnë në fuqi duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit ose testi PCR, ata që si kanë këto dokumente duhet të izolohen. Në aeroporte do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që do të fluturojnë. Vazhdon të mbetet rekomandimi për mbajtjen e maskës në ambientet e mbyllura”, tha Rakacolli.