Asambleja e FSHF-s ka vendosur sot shtyrjen e datës së zgjedhjeve për kreun e Federatës, duke caktuar datën 15 mars për zhvillimin e tyre.

Gjykata Penale e Tiranës, pezulloi më parë nga detyra kreun e FSHF, Armand Dukën, ndërsa ky i fundit, do të dalë para gjykatës së Tiranës, të premten në orën 10:00. Dukës do t’i komunikohet masa e pezullimit nga detyra.