Muajin e kaluar Rozana Radi tregoi se ka bërë një ndryshim në pamje duke humbur plot 10 kilogramë. Rozana zbuloi se ka arritur të humb kilet për 2 muaj duke eliminuar brumërat, të skuqurat, alkoolin.

Së fundmi artistja ka publikuar disa foto nga pushimet ku shfaqet në super formë me rrobabanjo dhe tregon se ka humbur edhe 2 kilogramë të tjerë.

“12 kg më pak yesss”, shkruan Rozana duke marrë komplimenta të shumta nga ndjekësit.