Ilir Meta ka komentuar nismën e PS-së për të përjashtuar nga Kuvendi, politikanët që kanë qenë të përfshirë me ish-sigurimin e shtetit.

Meta tha se kjo nismë përshpejton më shumë fundin e kryeministrit Edi Rama.

Ish- presidenti thotë se çfarëdo ligji që qeveria të bëjë kundër tij apo Sali Berishës, ata “do ja fusin aty ku e meriton”

“E dinë të gjithë. Më argëton kjo nismë e re për arsye se jo vetëm që ndihmon dhe përshpejton rënien e lirë të kryeministrit aktual dhe në largim për të ecur më tej drejt fundit të tij të merituar, por shumë të vonuar për arsye që ju i dini shumë mirë.

Deri përpara një viti kontrollonte plotësisht opozitën në vend. Do i japim kënaqësinë për ligjet që bën kundër Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Do ja fusim atje ku i shijon më shumë. Ajo që nuk shmang dot, është që do të përgjigjet sipas asaj që kla bërë vetë, sipas firmave që ka hedhur tak-fak. Kemi denoncuar shumë afera ku Rama është i përfshirë personalisht.

Këtyre parrullave që le të denoncojnë këta, ne i dimë. Ka pasur burra të tjerë që bënin si Ismail Qemali njëherë e një kohë, dhe kishin mendjen për të vjedhur në dogana. JKy edhe më keq do e ketë fundin e vet” – tha Meta.