
“Unë u kam thënë se do të kem një komunikim pas mbledhjes së grupit të PS-së nesër”.
Kështu u shpreh Taulant Balla ditën e sotme lidhur me qëndrimin e grupit të PS-së për sanksionet e SHBA-së kundër ish-deputetit, Aqif Rakipi, djali i të cilit, Orlando Rakipi është pjesë e grupit të PS-së.
Nesër partia më e madhe në pushtet, që drejton vendin në mandatin e tretë do të ketë një qëndrim lidhur me këtë cështje.
Aqif Rakipi u shpreh se vendimin do ta apelojë në SHBA.