Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e gjashtë turqve pak ditë më parë në Athinë. Deri tani është arrestuar një person.
32-vjeçari turk ish-punonjës policie i arrestuar në aeroport sipas mediave greke është njeriu që “gozhdoi” bashkatdhetarët e tij. Ai ndodhej në sediljen e shoferit të “Fokusit” blu, i cili u nis me makinë për në vendin e masakrës në Luçë.
32-vjeçari Süleyman Dalgıç u arrestua në aeroportin e Athinës dy orë pas gjakderdhjes dhe u identifikua në laborator përmes ADN-së dhe gjurmëve të gishtërinjve, si dhe nga videot e regjistruara nga kamerat e sigurisë të shtëpisë ku jetonin viktimat.
32-vjeçari i kishte pajisur viktimat me letërnjoftime false franceze për t’i bindur se do të shkonin në aeroport. Sapo ka shkuar në shtëpinë e viktimave në rrugën Ethnikis Antistaseos në Loutsa, ai u ka thënë se duhet të shkojnë urgjentisht në aeroport sepse jeta e tyre është në rrezik. Duke pretenduar se ai e dinte rrugën.
Policia beson se personi i dytë që tradhtoi 6 turqit ishte drejtuesi i makinës që ishte përpara makinës së viktimave dhe ndiqte xhipin e zi të xhelatëve. Sapo “shoferi” 32-vjeçar turk i ka çuar në pikën e rrugës pa rrugëdalje, ka zbritur me shpejtësi nga automjeti dhe më pas vrasësit i kanë qëlluar me mbi 60 plumba.
Ka mundësi që drejtuesi i motoçikletës dhe personat në Jeep-in e zi të kenë pasur të paktën 4 armë me të cilat kanë qëlluar viktimat. Pas arrestimit në aeroport të 32-vjeçarit turk, edhe pse celulari ishte i “zhbllokuar”, u konstatua se i kishte fshirë në mënyrë të pakthyeshme të gjitha provat.