Camilla Parker Bowles, Dukesha e Cornwall-it gjatë një interviste të re ka folur për marrëdhënien me Princin Charles pas 17 vitesh martesë, si dhe rikujtoi kritkat me të cilat u përball pas vdekjes së Princeshë Dianës.

Sipas Insider, Camilla u shpreh se nuk është e lehtë të jetosh në një botë kur të gjithjë të kritikojnë por në fund rëndësi ka që gjithësecili të shikojë jetën e tij.

“Nuk është e lehtë. Unë u isha në qendër të vëmendjes për një kohë kaq të gjatë sa duhet të gjesh një mënyrë për të jetuar me këto thashetheme. Askush nuk i pëlqen të shikohet në të gjitha kohë e kritikuar. Unë mendoj se në fund ju duhet të vazhdoni jetën tuaj,”-tha ajo.

Ndërkohë përsa i përket marrëdhënies me Princin Chales ajo u shpreh se është e lumtur edhe pse është e vështirë që të gjejnë kohë për njeri tjetrin.

“Nuk është e lehtë ndonjëherë, por ne gjithmonë përpiqemi të kemi një pikë në ditë kur takohemi. Ndonjëherë jemi si anijet që kalojnë natën, por ne gjithmonë ulemi së bashku dhe pimë një filxhan çaj dhe diskutojmë për ditën që kaluam. Kemi një moment. Është bukur të flasim kur kemi pak kohë. E dini, kur largohemi, gjëja më e bukur është se ne në fakt ulemi dhe lexojmë librat tanë në qoshe të ndryshme të së njëjtës dhomë. Është shumë relaksuese, sepse e dimë që nuk kemi nevojë të bisedojmë. Thjesht ulemi dhe jemi bashkë,”- tha ajo për British Vogue.

Camilla dhe Princi Charles janë të martuar që nga viti 2005, por thashethemet se ata kishin një lidhje filluan gjatë martesës së Charles me Princeshën Diana.

Spekulimet për marrëdhënien e tyre u intensifikuan pasi një transkript i një telefonate intime mes Camilla dhe Charles u publikua në publik në 1992, një incident që u bë i njohur si “Camillagate”. Charles dhe Diana u ndanë në të njëjtin vit, dhe Camilla bëri kërkesë për divorc nga Andreë në vitin 1995.  Megjithatë skandali u mbulua shumë nga shtypi britanik.