Sara Kolami ka qenë një ndër personazhet që spikati më shumë në filmin “Dashuri dhe Turbulenca” nga Gent Zenelaj dhe Rudina Dembacaj. Ajo ka qenë e ftuar tek “Rudina” ku ka folur për detajet dhe jo vetëm.

Sara ka patur një skenë me puthje me Gent Zenelaj dhe Amos Zaharia, e pyetur se me cilin prej tyre ishte më e vështirë Sara ka treguar:

“Skenat ishin goxha impenjative, nga A-ja te Zh-ja sepse si karakter kjo vajzë është e karikuar, nuk ka momente qetësie. Regjisori gjithmonë më thoshte “Sara, më shumë” dhe është sikur më shtrydhi si rol, por në të njejtën kohë edhe më ndihmoi të kuptoj që kur ti mendon që nuk mundesh më, ka edhe më tepër. Ajo skena që kam me Gentin, që ishte një ditë xhirimi, kishte shumë tekst, kishte shumë koreografi sepse lëvizja e këmbëve, çdo gjë ishte koreografi. Në çdo dubël duhet të bësh të gjithë gjërat njësoj, ishte koreografi lëvizja e këmbëve, koka, duart dhe ishte një ditë xhirimi shumë impenjative dhe isha goxha e stresuar, çdo gjë ishte për ne dhe ajo skenë duhet të shkëlqente.”