Pas gati katër vitesh në kërkim mbrëmjen e sotme është arrestuar ish shefi i policisë së Dhërmiut, Sokol Bode. Ai është arrestuar në Berat nga Policia pas informacioneve që blutë kishin siguruar në rrugë operative. Ndërkohë, tashmë ish efektivi është transferuar ne ambientet e paraburgimit të Beratit, për tu transferuar drejt kryeqytetit e më pas në një burg të sigurisë së zakonshme. Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode u dënua në prill të këtij viti me 12 vite burg dhe mori si dënim përfundimtar 8 vite heqje lirie për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike dhe grup kriminal.
Sokol Bode u akuzua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK për implikim në trafikun e narkotikëve të kryer nga organizata kriminale e drejtuar prej vëllezërve Habilaj, të cilët e kishin shteirë aktivitetin e tyre në Itali. Në te njëjtën dosje u dënuan edhe disa zyrtarë të tjerë të policisë Vlorë mes të cilëve ish drejtori Jaeld Çela si dhe ish ministri Saimir Tahiri.
Kush është Sokol Bode?
Bode, ish-drejtori i Postës në Dhërmi, ka qenë prej kohësh në vëmendje të publikut dhe medias, pas publikimit të një foto ku shihej përkrah Florian dhe Moisi Habilajt, (ky i fundit i arrestuar pak kohë më parë në Itali për trafik droge).
Bode, bashkë me ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela si dhe Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, kanë drejtuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë gjatë viteve 2015-2016, ndërsa akuzohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit. Akuza që qëndron mbi këta zyrtarë është ajo e mosveprimit ndaj kultivimit të kanabis sattivës në këtë qark.
Në 3 shkurt 2019, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi në Gjykatën e Krimeve të Rënda dosjen për gjykimin e të pandehurve Saimir Tahiri, Jaled Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, nën akuzën “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Në 10 korrik 2019, gjykata vendosi pezullimin e gjykimit për të pandehurit Sokol Bode dhe Gjergji Kohila pasi nuk ishin gjetur, ndërsa ndau çështjen e tyre nga çështja nga Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela. Prokuroria kërkoi 12 vite burg për ish ministrin Tahiri.