Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla në një komunikim për mediat tha se Qerim Ismailaj do rikandidojë në Mallakastër në zgjedhjet e 14 majit.
Balla u shpreh se lidhur me rastin e Mallakastrës nuk ka asnjë ndalim. Më tej shtoi se fakti që dikush thirret në SPAK nuk të ndalon të kandidosh.
Sa i përket pyetjes për rastin e Bulqizës, nëse do të ketë një emër të ri pasi Lefter Alla është pas hekura, ai nuk pranoi të komentonte më gjatë.
“Nëse një qytetar shqiptar gjatë kohës në emigracion është dhunuar apo ka pasur një problem që nuk ka asnjë lloj dënimi pr një vepër penale, janë çështje që çdo qytetar shqiptar në emigracion i ka vuajtur”, tha Balla.
Kujtojmë se Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg që konvertohet me 40 orë pune për interes publik. 49-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.