Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Vorë.
Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një sherri mes 3 personave, 2 vëllezërve dhe një 34-vjeçari.
Ishte ky i fundit i cili mësohet se goditi me thikë njërin prej vëllezërve, duke sjellë reagimin e tjetrit.
Vëllai i madh, 27-vjeçari, Ermal Muzhaqi, me detyrë oficer ushtrie iu kundërpërgjigj duke e qëlluar me armë. Më pas ai u vetëdorëzua në polici.
Njoftimi i policisë
“Sot rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H., 34 vjeç, ka plagosur me thikë në krah shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Vorë, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. M., 27 vjeç, (vëllezër).
Në këto momente, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M., (oficer ushtrie), ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur shtetasin E. H.
Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi E. M., është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia.