Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmë në Serbi, ku një 21-vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të të afërmeve të tij duke lënë të vrarë 8 persona dhe plagosur 13 të tjerë.

Masakra ndodhi pranë një fshati 60km, Mlladenoc, në jug të Beogradit, ndërsa autori, djali i oficerit të ushtrisë serbe, pas aktit u arratis.

Në terren ndodhen edhe pjesëtarët e Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ), me mjete të plota, si dhe xhandarmëria, të cilët prej disa orësh janë në kërkim të Urosh B. Mes viktimave, autori vrau një polic dhe motrën e tij.

Sipas vendasve, sipas asaj që kanë marrë vesh, Uroshi ka vrarë edhe të afërmit e tij më të afërt, dyshohet se një nga vëllezërit e tij, kunatën dhe një djalë 12-13 vjeç, nipin e tij.

Një helikopter fluturon mbi zonën përreth Mlladenovacit gjatë gjithë kohës. Dy të lënduar të moshës 21 dhe 23 vjeçare janë vendosur në spitalin Dragiša Mišovic, të cilëve iu është nënshtruar operacioni, por jeta e tyre është ende në rrezik, raporton RTS.

600 pjesëtarë të njësive speciale u angazhuan në kërkimin e sulmuesit. Policia po përdor dron, ndërsa në të njëjtën kohë po ushtron kontrolle në shumë banesa sipas Radio Beogradit.
Mësohet se autori kishte precedentë të mëparshëm penalë për armë mbajtje pa leje.