Ndërsa Rusia besohet se po bëhet gati që të sulmojë, Ukraina po mobilizohet me shpresën tek Perëndimi, për tu kundërpërgjigjur agresionit të mundshëm rus.

Prej disa kohësh në qytete kanë filluar stërvitjet ku mijëra persona kanë dalë vullnetar për t’iu bashkuar ushtrisë ukrainase.

Mësohet në ushtrinë e Ukrainës ka edhe shumë shqiptarë. Një prej tyre është edhe ushtaraku me origjinë shqiptare, Valera Pejkov.

Valera mban gradën e oficerit në ushtrinë Ukrainase. Ndërkohë shqiptarët të cilët kanë emigruar vite më parë Ukrainë shprehen të gatshëm të mbrojnë vendin ku jetojnë.

Aktualisht, BE dhe SHBA po zhvillojnë bisedime intensive ndërmjet tyre, por edhe me Rusinë që të ulin tensionet, por deri më tani duket se lufta është vetëm pak kohë larg.