Luiz Ejlli gjithmonë ka folur për nominimet brenda shtëpisë së BBV dhe gjithnjë zbulonte emrat e saktë se kë ka nominuar çdo banor. Kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e publikut, të cilët kanë shfaqur kuriozitet se si Luizi arrinte të gjente emrat.

Në një intervistë të dhënë dje për TAR, ish-banori i shtëpisë së “Big Brother Vip”, Meridian Ramçaj ka treguar një sekret të Luizit dhe gjithçka kishte lidhje me nominimet.

“Dëgjo, t’ju them një sekret. Të gjithë diskutonin kur mbaronte ‘Prime’ për nominimet dhe Luizi thoshte që Ronaldo ka nominuar këtë apo atë. E ka kuptuar njeri se si arrinte ta gjente Luizi këtë pa e diskutuar me asnjë? Luizi ishte i frikshëm sepse në momentin që vinte banori pra që ishte bërë nominimi kur hynte tek dhoma e rrëfimit ai shikonte fokusin e kamerës ku rrotullonte kamera dhe tek kush banor u fokusonte ‘zoom’“, tha Meridiani.