Edhe pse mbeten vetëm 3 ditë nga fundi, bisedat mes 4 finalistëve të mbetur vijojnë të jenë të shumta.

Më së shumti ata kanë folur edhe për rrugëtimin e tyre disa mujor brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Një ndër gjërat për të cilat biseduan ishte për pendesat që kanë pasur gjatë lojës.

Luizi tha se ishte penduar që ishte sjellë me Enin në atë mënyrë. Kjo pasi e ka bërë të ndihet keq historia e jetës së tij.

“Ta dija historinë e Enit nuk do isha sjellë ashtu me të,” tha Luizi.

Kujtojmë se Eni preku zemrat e shqiptarëve pasi rrëfeu se babai i tij kishte abuzuar fizikisht me të ëmën e tij, e pavarësisht kësaj Eni e kishte falur dhe nuk i kishte humbur kontaktet me të.