Ardit Çuni ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në “Më lër të flas” ku mes të tjerash zbuloi se marrëdhënia e tij me Beniada Nishanin është krisur.
I pyetur nga moderatorët, këngëtari tha se shkak është bërë një koment i vëllait të tij për lidhjen e re të modeles. Arditi shtoi se ai i ka kërkuar ndjesë, mirëpo Beniada nuk i ka kthyer përgjigje. Sipas tij, asaj “i ka hipur vetja në qejf”.
“E ke parasysh shprehjen shkodrane “të hipën vetja në qejf”. Kam tentuar disa herë ta mbaj shoqërinë me Beniadën, kemi pasur ftohje, ri-ngrohje, ftohje prap. Kur një person nuk respekton sinqeritetin e dikujt tjetër, është problem dhe nuk kam pse t’i shkoj nga mbrapa. Vëllai im ka bërë një koment diku në një portal për lidhjen e Beniadës, ajo e kishte parë dhe më dërgoi një mesazh të gjatë. Unë i kam kërkuar ndjesë por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Kam pasur miqësinë më të sinqertë me të dhe kur dal jashtë shoh që nuk paska qenë e tillë. Por përderisa është distancuar ajo, domethënë është problemi i saj, jo i imi”, tregoi Arditi.