Bashkëshorti i Almeda Abazit Tolgahan Sayisman, feston sot 41-vjetorin. Me një video të të dyve, Almeda i ka uruar ditëlindjen bashkëshortit, babait të dy fëmijëve të saj.

“Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime dhe babait më të mirë. Të duam”.

Tolgahan ka kthyer përgjigjen e tij në koment, në shqip. “Të dua shumë”, ka shkruar Tolgahan, teksa ka marrë shumë “like” nga ndjekësit.