Adrola Dushi dhe Capital T vazhdojnë të përfliten për një lidhje dashurie. Dyshja e kanë mohuar, por komentet për njëri-tjetrin nuk i kursejnë asnjëherë.
Vetëm së fundmi Capitali ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet i veshur si sheik. Reperi ka marrë komente të shumta, por të gjithë vëmendjen e ka marrë ai i Adrolës.

“Eh, kështu ka lezet”, i ka shkruar modelja, shoqëruar me disa emoji duke qeshur.