Shkrimtarja e njohur, Rita Petro, ka folur së fundmi rreth jetës së saj seksuale pas moshës 40-vjeçare.
Në emsionin “Goca dhe Gra”, ku ajo është moderatore, u diskutua tema e “jetës në moshën 40-vjeç dhe mosha e artë 46 vjeç”.
Duke diskutuar me bashkë prezantueset e tjera të emisionit, shkrimtarja dhe botuesja u pyet nga Armina Mevlani në lidhje me jetën e saj seksuale.
“Kur është më aktive jeta seksuale?”– ishte pytja që blogerja i drejtoi.
“Po ta themi me atë të Teta Ollgës që tha: Pas martesës i kemi nxjerrë ujin e zi jetës seksuale. E thashë atë thjesht për shaka, por doja të thoja këtë gjë që, është atëherë kur ty të puqet edhe ndjeshmëri edhe forca. Pra edhe ndjeshmëria fizike sepse ana seksuale e s’mund të themi është vetëm shpirt, duhet ta kesh atë ritmin”, tha shkrimtarja Rita Petro.
Më tej gjatë bisedës u diskutua edhe një psikologe e cila ka shprehur se “njeriu duhet të kalojë tre martesa”, ku njëra nga moderatoret tha se Rita Petro, sipas saj është njeriu që i ka kaluar të treja fazat.
“Ka qenë një psikolge amerikane që ka thënë një gjë që është shembulli i Ritës, që janë tre martesa që duhet të ketë njeriu në jetë. Është martesa e parë e dashurisë, martesa me njeriun që do të bësh fëmijët dhe martesa e shoqërisë, me njeriu që do të ndash jetën. Duhet të ndahesh tre herë, por ti mund të kesh me të njëjtin njeri që i kalon fazat me ty. Rita besoj që i ke bërë të treja fazat”, u shpreh Dalina Buzi.
Ndërkohë shkrimtarja tregoi se i ka kaluar këto tre faza, duke shtuar se ka shkruar edhe një libër për babanë, burrin dhe të dashurin. Ajo shprehu gjithashtu se ekstremiteti i lumturisë së saj ka arritur në moshën 40-vjeçare.
“Faza e parë është babai, është ai idhulli që është babai. Dhe unë e kam për tre njerëzit të jetës time, kam dedikuar dhe një libër për babanë, burrin, të dashurin dhe njerëzit u çuditën ”çne babai”. Babai është idhull, pastaj është pjesa e burrit që vazhdon edhe kryen atë si të thuash aktin që duhet ta bësh, e di sa bukur është kur i kërkon të gjitha. Unë për veten time mund ta them me plot gojën që pikërisht kjo gjë më ka ndodhur, ekstremiteti i asaj që quhet lumturi dhe që quhem e përmbushur më ka ndodhur në moshën 40-vjeç. Dhe ato lloj ndjeshmërish unë vazhdoj ti marr edhe sot e kësaj dite.”
Poetja dhe botuesja Rita Petro ishte e martuar me themeluesin e shtëpisë botuese “Albas”, Latif Ajrullai, i cili ndërroi jetë në nëntor të vitit 2020.
Shkaku i vdekjes së papritur të botuesit nuk dihet, por u raportua asokohe se ai ishte i infektuar me Covid-19.