Berisha: Qytetarë të pranishëm në këtë uragan të lirisë, të dashur demokratë dhe demokrate, anëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë të pa parti që jeni sot këtu në këtë shesh të lirisë. Të dashur bashkëatdhetarë, të ardhur nga mijëra e mijëra kilometra larg nga SHBA për t’u bashkuar sot me frontin e shpëtimit të Shqipërisë, zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja. Mirënjohje të pakufijshme për ju djem dhe vajza, gra dhe burra që latë gjithçka dhe u bashkuat këtu në bulevardin e kombit duke u bërë një burim drite, shprese për të gjithë shqiptarët. Sonte më shumë se kurrë mendjet dhe zemrat e gjithë shqiptarëve janë drejtuar tek ju. Të dashur qytetarë dhe qytetare, ju erdhët nga katër anët në këtë boulevard sepse juve ju thirri ora e lirisë. Ju thirri ora e Shqipërisë. Shqipëria është në rrezik ishte kushtrimi që ju ngriti në këmbë.
Vëllezër dhe motra, ju jeni sot këtu sepse nuk pranoni më që qytetarët shqiptarë të jenë qytetarë të lirive dhe të drejtave të munguara. 32 vite më parë kur ne themeluam partinë e parë Demokratike diktatori i fundit kishte në dorë të gjithë pushtetet. Sot pasardhësi I tyre, Edi Rama që ja mbathi megjithëse ka të gjitha pushtetet, ka vendosur monizmin e plotë, përsëri ja mbathi, çastet e tij janë të numëruara. Në emër tuaj do ti them këto fjalë: Edi Rama ne të dy sot, jemi armiq, por përse? Sepse ti Edi Rama ke për ideal pushtetin dhe vetëm pushtetin kurse unë me këta burra dhe gra kemi për ideal vetëm lirinë.