siguruar pamjet e para nga vendi i tragjedisë në Klos ku u vra me armë zjarri një 17-vjeçar dhe babai i tij. Viktima i mitur është identifikuar si Kenado Shira, ndërsa po ashtu i vrarë mbeti edhe babi i tij Liri Shira.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz të shumtë në zonë dhe viktimën e mitur të mbuluar me batanije në trotuar.
Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy fiseve Mjeshtri dhe Shira, të cilët kanë qenë më herët në përplasje të vazhdueshme me njeri-tjetrin.
Mësohet se autori i vrasjes është një person nga fisi Mjeshtri në Klos. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë akt të rëndë. Ngjarja është në zhvillim pasi sapo ka ndodhur në mes të Klosit.