Një krim i rëndë ka ndodhur sot në Klos ku pas të shtënave me armë zjarri ka mbetur i vdekur një person dhe janë plagosur disa tëtjerë. Në pamjet e siguruara, viktima 17 vjeçar shihet i shtrirë në trotuar ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital.

Viktima është mbuluar me batanije, ndërsa pritet të mësohet nëse është një nxënës i shkollës.

Të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur pasi kanë qenë duke ecur në trotuar pasi kanë dalë nga lokali ku ndodheshin. Mësohet se të plagosur kanë mbetur 2 persona.

Ende nuk dihet shënjestra e këtij sulmi me armë të ndodhur ditën e sotme. Banorët dëshmojnë se policia ka ardhur me vonesë në vendngjarje.