Moderatorja Bora Zemani ka demaskuar me video një vajzë që kishte marrë telefonin e shoqes së saj.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Bora thotë se shoqes së saj i ra telefoni në tokë dhe pak metra më tutje vuri re që i mungonte.
Ajo rrëfen se shoqja e saj kishte vënë re nga pasqyra e makinës se telefonin po e merrte nga toka një vajzë dhe i kishte kërkuar kësaj të fundit t’ia kthente.
Moderatorja pretendon se vajza kishte mohuar dhe i ishte përgjigjur me arrogancë, ndaj shoqja e saj nuk kishte insistuar.
Por pas kësaj ngjarjeje, kishin kontrolluar kamerat e sigurisë, nga ku kanë verifikuar se kalimtarja i mori telefonin.
Këtë video Bora e ka publikuar në “Instastory” dhe paralajmëron se nëse vajza nuk e kthen telefonin do ta publikojnë me fytyrë, përveç faktit që do ta denoncojnë në polici.
“Ky është veprimi më i turpshëm që mund të bëjë dikush! Shoqes time i ra telefoni në rruge kur po futej në makine dhe ndërkohë që ishte brenda tek makina gri që duket në video, kalon kjo vajza tjetër, e merr pa pikë turpi, kthen edhe kokën të shohë a e ka parë njeri, dhe duket qarte që e ka telefonin në duar pastaj. Të gjithë pamjen shoqja ime e pa nga makina. Ktheu makinën dhe e ndaloi vajzën pak më poshtë duke e pyetur nëse mori një telefon në tokë. Dhe vajza prap pa pike turpi tha “jo”, më kontrollo. Dhe pak shpejt të lutem se jam vonë për punë!” Aq sa shoqja ime u ndje në turp të këmbëngulte më shumë dhe po dyshonte te vetja se mos po e akuzonte kot. Ndaj hapëm kamerat tonat dhe të bizneseve të tjera aty afër dhe ja ku është… na vjen turp ne që e shohim! E tregova me detaje jo sepse është problemi te një telefon, por te gjesti i shëmtuar! Të marresh diçka që nuk është e jotja. Dhe për më tepër ta gënjesh në sy të zotin. Ndaj pamjet do të shkojnë në polici dhe nëse vajza nuk kthen menjëherë telefonin aty ku e ka marrë unë do të publikoj edhe fytyrën e saj!”, shkruan Bora.