IMG_9993

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Gent Sula për heqjen e sekuestros nga apartamenti 81 metra katror që iu sekuestrua si pronë e Jorgo Goros, apartament i cili ndodhet pranë Gardës në kryeqytet.

Sipas SPAK, kjo ishte një pronë e fshehur dhe e padeklaruar nga ish-kryebashkiaku i Himarës, por biznesmeni Gent Sula ka pretenduar në gjykatë që apartamenti është i tij dhe ia kishte lënë në përdorim.

Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Ardit Mustafaj i cili e ka rrëzuar.

Për Jorgo Goron Prokuroria ka kërkuar dënimin me 3 vite burgim, ndërkohë kërkoi dhe konfiskimin e apartamentit. Jorgo Goro akuzohet për “shpërdorim detyre” në 2 raste si dhe fshehje dhe mosdeklarim pasurie.

Biznesmeni Gent Sula është gjithashtu pjesë e dosjes së Erjon Veliajt. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, teksa ndaj tij, GJKKO ka caktuar masën “Detyrim paraqitje”. Sipas vendimit të gjyqtarit Erjon Bani, Gentian Sula duhet të paraqitet në SPAK  të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, në orën 14:00./gazetajone