Ina Kollçaku është një nga vajzat më të komentuara të rrjeteve sociale. Ajo theu tabu disa vite më parë duke marrë pjesë në emisionin e dashurisë “Përputhen”.

Që pas asaj eksperience Ina është angazhuar në televizion. Ajo është dalluar gjithmonë në media për deklaratat e saj të forta. Ndonëse në “Përputhen” nuk e gjeti dashurinë dhe ka qenë hermetike për këtë pjesë të jetës së saj, së fundmi ajo ka ndarë një histori të bukur me ndjekësit.

Më herët, ajo publikoi një postim në Instagram, ku na tregoi të gjithëve se i kishte ‘rënë në kokë’ për një polic në Fier.

Teksa ky i fundit i kishte kërkuar të lëvizte pasi kishte parkuar keq, Kollçakut i kishte mbetur mendja tek ai.

“Kaq shumë reagime në jetën time s’kam marrë! Me zemër të thyer ju lajmëroj se nuk ka asgjë të re akoma. Po e shijoj për aq sa zgjati. Ai fliste për vizat e bardha unë harrova t’i jepja makinës”, -shkroi ish-konkurrentja e Përputhen.

Por së fundmi, Ina u vesh si police për Halloween. Jo vetëm kaq por ajo u shfaq e lidhur me pranga me një djalë.

Por kush është ai?

Në fakt, të gjithëve na shkon nëpër mend që mund të jetë polici nga Fieri.