Një i ri shqiptar rreth moshës 20 vjeçare ka hapur një çështje gjyqësore kundër qeverisë britanike.

Sipas “Independent” ai tregon se  iu mohua e drejta për të qëndruar në Britani për më shumë se një vit si pasojë i politikës së paligjshme.

Sipas të riut shqiptar ky veprim është mohim i të drejtës njerëzore.

Një avokat që drejton ekipin ligjor të Home Office i tha gjyqtarit se çështja ishte “vonesa” dhe jo politika “sekrete”.

Ata thanë se ekzistonte një politikë që u jepte viktimave të skllavërisë moderne leje për të qëndruar në Britani, në përputhje me një Konventë Evropiane Kundër Trafikimit.