Talat Xhaeri, është politikani i parë shqiptar që ka vizituar Kievin në Kohë lufte.

Ka qenë vetë Xhaferri që e ka bërë të ditur këtë fakt, ndërsa ka postuar edhe një video nga vizita e tij në kryeqytetin ukrainas, që po përjeton prej gati 3 muajsh luftë pas agresionit rus. Në pamjet në fjalë Xhaferri shihet i shfaqur me anti-plumb.

“Sot, me ftesë të homologut tim Stefançuk jam në vizitë në Kiev. I vizitova Irpinin dhe Hostomelin. Lufta mban aromë tjetër në vendngjarje ndryshe nga ajo në fotografi. Qetësia është ndryshe në zonat luftarake”, shkruan Xhaferri.