Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç e ka përmendur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke folur për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Washingtonit. Bërnabiç mendon se këto marrëdhënie kanë ndryshuar nga nisma e Ballkanit të Hapur.

“Ajo që ka ndryshuar është se ata tani dëgjojnë edhe anën tonë të argumenteve… Ata janë më eksplicit se BE-ja në atë kritikë ndaj Prishtinës dhe Albin Kurtit, për atë që nuk është bërë dhe për qëndrimin e tyre të pasinqertë, duke mos u formuar Asociacionin”, ka thënë Brnabiç për TV Pink.

E pyetur për ta komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Nikolla Selakoviç, i cili e quajti “Hitler të vogël” kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bërnabiç – siç nuk mund të pritej më shumë prej saj –tha po të njëjtën gjë.

“Ai përpiqet ta krijojë një Shqipëri të Madhe, dhe kjo është ajo që propaganduan nazistët. Është adekuate ta quash Kurtin Hitler i vogël” tha Bërnabiç.

Sipas saj, në Kosovë ka shqetësim se situata mund të përshkallëzohet. Ajo foli edhe për punën e mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga ana serbe. Presioni që Serbia ta bëjë këtë tha se është i përditshëm.