PS-ja do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë, ku do të vendoset një datë mbi mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, që do të vërë në zbatim vendimet e Kongresit.

Mbledhja do të mbahet në orën 18:00. Sot mësohet se do të diskutohet edhe se cilat do të jenë lëvizjet që do të bëjë PS-ja deri në kandidaturën fituese për Presidentin e ri.

Në PD ende nuk është lajmëruar asnjë mbledhje lidhur me qëndrimin që do të mbajë partia më e madhe në opozitë për cështjen e kreut të ri të shtetit.