Një 35-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi ka shantazhuar një person.
Arion Hyseni, 35 vjeç, u arrestua në flagrancë teksa po merrte paratë nga 31-vjeçari që ai kishte shantazhuar.
Ai dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, një shtetas, për t’i marrë 40 000 euro, në këmbim të mospublikimit të komunikimeve personale që i kishte gjetur në llogarinë që i kishte vjedhur, në rrjetin social Instagram.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”