Afrim Hoxha

Shembulli më i keq i njollosjes së drejtësisë në vend. Intriga e saj, edhe pse disi e sofistikuar nuk rreshti asnjë moment.

Me mbështetjen që kishte nga njerëz me pushtet e para, por sidomos nga oligarkët Shefqet Kastrati e Pëllumb Salillari si edhe nga Erion Veliaj, etj., kjo grua tentoi çdo gjë, provoi çdo rrugë, pa kursyer askënd dhe pa treguar asnjë skrupull në një përpjekje të trishtë për të mbijetuar.

Ishte kjo që nuk ka çuar asnjë hetim deri në fund, por veç ka vënë gjoba. Këtë e dinë të gjithë ata që qarkullojnë brenda Unazës së Vogël të Tiranës.

Ajo pretendon se ka hetuar Saimir Tahirin e Lulzim Bashën, por përveç show-t mediatik s’ka bërë asnjë hetim.

Saimir Tahirin e këputi hetimi i italianëve dhe jo shoë i Elisabeta Imerajt në sallën e Kuvendit.

Në fakt, pë rata që nuk e dinë, pas gjoja hetimeve, Elisabeta Imeraj u shndërrua në një njëri të afërt të Saimir Tahirit duke organizuar edhe darka familjare me të.

Duke ndejtur në këto darka familjare, ishte kjo zonjë që bëri sikur ndau bashkëshortin për t’i shpëtuar vettingut pasi ai sipas ONM kunati i ishte dënuar për prostitucion në Itali.

Dhe të gjithë e dinë që u ndanë “me letra”, se martesa e tyre vazhdon normal. Këtë e dinte edhe KPA, prandaj edhe vendosi ta shkarkonte krahas provave të tjera që kishte në dorë.

Kjo zonjë nuk rreshti asnjë moment duke bërë presion mbi trupën e vlerësimit me lloj lloj manipulimesh dhe shantazhesh të ulta.

Nuk u lodh asnjë moment për të shantazhuar ose ndikuar te të gjithë njerëzit që mendonte se kishin akses në ambasadën amerikane, duke u stisur çështje që pastaj bënte sikur ua mbyllte në kembim të një fjale të mirë për të.

Nuk u lodh duke thënë lartë e poshtë që ka qenë për drekë me Yuri Kim dhe i ka rregulluar punët. Tentoi të prodhonte me mediat e blera një kauzë inekzistente të ndarjes krahinore në Shqipëri me pretendimin se po e hiqnin këtë “heroinë” të drejtësisë në vend vetëm se ishte nga veriu.

Sikur mos të mjaftonin këto tashme po servir shkrime që japin idenë se gjithë populli duhet të vajtojë për këtë humbje të thellë. Në fakt është e kundërta.

Atyre që u ka rënë halli në Prokurorinë e Tiranës e dinë se shpëtuan nga “nënëmadhja” e shantazhit , intrigës dhe korrupsionit.

Ky vendim risjell përsëri një rreze shprese që drejtesia mund të ndryshojë për mirë në vazhdim dhe megjithë aleancën e njerëzve më të fuqishëm në politikë dhe oligarkëve për ta mbështetur, nuk ia dolën. Ende ka mbetuër një fije shtet.