“Jam i indinjuar nga telefonatat e pseudo gazetarëve që spekulojnë për jetën e një njeriu që po lufton. Ai është ende gjallë por në gjende të rëndë shëndetësore”.

Kështu është shprehur Alberto Zangrillo, kreu i Njësisë së Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv të spitalit San Raffaele i cili ka reaguar për herë të parë mbi vdekjen e agjentit.

Zangrillo komenton thashethemet për vdekjen e raportuar ditën e sotme të agjentit të futbollistëve, Mino Raiolës. Sipas asaj që raportohet së fundmiu nga agjencia e lajmeve ANSA, thuhet se: “gjendja shëndetësore e Raiolës është shumë e rëndë”.

Mino Raiola prej disa ditësh ishte shtruar në spitalin San Raffaele ku i është nënshtruar një operacioni delikat për probleme në mushkëri.