Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP” Ilir Shaqiri ka patur disa dalje televizive dhe intervista, ku ka treguar “prapaskenat” dhe të gjithë mendimet e përvojën e tij në formatin që zgjati plot 4 muaj.
Së fundmi, balerini ka rrëfyer se si ka arritur të përballet me izolimin dhe shkëputjen nga realiteti, duke thënë se fillimisht ka qenë shumë e vështirë, sidomos dy javët e para.
’Dy javët e para kanë qënë shumë të vështira sepse ambjentimi diçka e vështirë aty brenda sepse je i kufizuar mënyrat në lidhje me veteveten dhe me botën. Por thashë që nuk e kisha një problem të madh këtë gjë. Unë edhe gjuaj peshk, jam peshkatar, kështu që kur shkoj merrem me peshkimin’’, u shpreh ai.
Sa i përket raporteve me ish-banorët, Iliri ka zbuluar se ka ruajtur kontaktet me një pjesë të madhe të grupit që shoqërohej gjatë garës, ndërkohë që tha se me Donaldin nuk ka patur asnjë kontakt.
‘’Kam kontakte me të gjitha personazhet që aty brenda kam pasur një relacion të mirë, të shkëlqyer. Me disa më shumë, me disa më pak, veçoj Arjolën, Meridianin, Arbëri, Arditin, Palomën, Sheilën, Valonin. Bile kemi dhe një grup Ëhats’App flasim, bisedojmë si u gdhitë, natën e mirë.
Me Donaldin nuk kemi pasur kontakt, në një fare mënyrë u vërtetua ajo që unë thashë jashtë shtëpisë ne nuk do të kemi atë që ai pretendonte, miqësia. Sepse kur aty brenda në atë lloj konteksti harmonia nuk u krijua që duhet të ishte, përveç dy javëve të fundit që ne gjetëm një dimension human me njëri-tjetrin dhe shumë mirë që ndodhi kjo gjë. Nuk kishte më që kjo lloj diversiteti dhe divergjence të tejzgjatej sepse secili nga ne tregoi atë që ai ishte’’, tregoi Shaqiri.