Ilir Shaqiri është shpallur fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP.

Ai ka lënë pas, në vend të dytë aktorin Donald Veshaj, përkundër se ishin dy nga rivalët më të mëdhenj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Shaqiri pas fitores së fundmi ka dhënë një intervistë për “Ftesë në 5”, ndërkohë që ka folur edhe për marrëdhënien që ka aktualisht me Donaldin.

“Unë jam ai që kam qenë brenda shtëpisë, pavarësisht që Donaldi ka menduar se Iliri po bën një lojë, Iliri është dikush tjetër. Strategjia ndaj Donaldit ishte që t’i përgjigjesha çdo lloj provokimi të tij, sulmi të tij, pa asnjë lloj problemi”, u shpreh Iliri.

“Marrëdhënia e Donaldit, u takuam tek festa që u bë për mbylljen e Big Brotherit. Dhe ndodhi ajo që unë i thoja se ne të dy nuk mund të jemi miq jasht, ndërsa ai thonte se ne mund të jemi miq të mirë jashtë, se ti je ndryshe. Fakti e provoi atë gjë”, ka thënë më tej ai.

Sidoqoftë ata mbrëmë janë parë bashkë në festën e organizuar nga BB VIP, madje duke kërcyer me njëri-tjetrin.

Për Donaldin, gjithashtu u raportua se ka pasur një hatërmbetje me produksionin pas humbjes pasi kishte fshirë edhe promon e emisionit “Më lër të flas”, që iu ofrua gjatë kohës që ishte në shtëpi.