Pas përfundomit të “Big Brother VIP Albania”, Donald Veshaj deklaroi se edhe pse nuk fitoi çmimin e madh prej 100.000 eurosh, ai do të ndërtonte shtëpi për njerëzit në nevojë me para nga xhepi i tij.

Kjo deklaratë është komentuar në mënyrë indirekte natën e sotme në “Post Big Brother”, ku i pyetur nga Arbana Osmani,  Arbër Hajdari u duk sikur thumboi nismën e Donaldit, duke thënë se do të ishte më mirë që këto nisma mos të bëhen publike.

“Është gjë pozitive që bëjnë bamirësi. Ishalla Zoti ja shton garën për të bërë veprat e mira. E mira është që bamirësia mos të bëhet me zë shumë të madh, sidomos për figurat publike. Gjithmonë kam dashur që t’ia kishin shkruar në kontratë e t’i qëndronin fjalëve të tyre. Ka dy lloj bamirësish, ato që bëhen publike e ato që nuk bëhen. Do të doja shumë që të gjithë faktorët që marrin përsipër për të bërë shtëpi e për të bërë projekte humanitare dhe të shkojnë fizikisht aty.”- është shprehur ai.

Rikujtojmë se Donald Veshaj nuk është pjesë e mbrëmjes së sotme, gjë që u komentua si hatërmbetje nga ana e tij për shkak të fitores së Ilir Shaqirit. Edhe Beatrix Ramosaj ka vendos mos të jetë pjesë e “Post BB VIP”