Balerini Ilir Shaqiri e ka festuar fitoren me ushqime të thjeshta. Së bashku me Sabianin ai është shfaqur në rrjetet sociale duke ngrënë bukë me domatë dhe me djathë. Sabiani thotë se këtë vakt konsumojnë fitimtarët, ndërsa Iliri shton se dhe ai është popull e me këtë ushqehet.

BISEDA:

Sabiani: 100 mijë euroshi im.

Iliri: Gjithmonë vëllai gjithmonë!

Sabiani: Është vëllai i të gjithë shqiptarëve. Unë e zgjodha për 70 ditë, ju për 130 ditë

Iliri: Ju duam shumë

Sabiani: Ju duam, ju duam, faleminderit për mbështetjen. Ia kemi dalë të vetëm fare. Vetëm me Zotin. Nesër do ju bëjmë një video tjetër.

Sabiani: Ja çfarë hanë fitimtarët.

Iliri: Këta jemi ne popull. Është ora 6 e mëngjesit…Domate, djathë.